Lajme

Vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në Serbi: 20 vjeçari tregon arsyen pse e kreu këtë krim

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 12 May 2023

20 vjeçari Uros Blazic, i cili javën e kaluar vrau tetë persona dhe plagosi 15 të tjerë, ka treguar para hetuesve se çfarë e shtyu të kryente këtë krim.

Serbi dyshohet se këtë masakër e ka kryer për shkak se ka pasur probleme në shkollë. Ai tha gjithashtu se banorët e zonës e kanë tallur dhe se kanë komplotuar kundër tij, raporton blic.rs.

Në vitin 2021 ka gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë në papafingo të shtëpisë. Ai shkonte herë pas here në një poligon qitjeje dhe dyshohet se ushtronte të shtënat në bodrumin e shtëpisë së tij. Siç tha ai, ai është ushtruar në bodrumin e shtëpisë duke qëlluar me armë në thasët me rërë. Babai i tij, Radisha Blazic, është nënkolonel i ushtrisë serbe dhe ndërkohë është arrestuar.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka përdorur i dyshuari Radisha Blazic, janë gjetur disa qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, gëzhoja municioni, një pistoletë dhe një revole. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ndonëse banorët e fshatit ku ka kryer krimin thonë se Blazicin e kanë njohur vetëm sipërfaqësisht, ai insiston në historinë e talljes. “Talleshin, talleshin dhe vetëm talleshin. Vendasit po komplotonin kundër meje”, tha ai duke shtuar se fshatarët kanë folur gjëra të këqija për babanë e tij.

Siç ka thënë ai, fëmijët e kanë tallur sepse e kishte lëkurën e trupit më të errët dhe pinte alkool.

Gjatë dëshmisë së tij, në të cilën u përpoq të justifikonte krimin monstruoz, ai përmendi edhe mënyrën se si shoqërohej me personazhe publike. Ai tregoi se si ishte i afërt me disa njerëz që merrnin pjesë në reality show, madje këtë e përmendi si arsyen e xhelozisë që pretendonte se të tjerët kishin ndaj tij.

Blazic është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Me atë rast ka treguar se si ka dashur ta “trembë fshatin”. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera