Lajme

Vrạsje në Zllakuqan të Lipjanit

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 07 August 2024

Para pak orësh në fshatin Zllakuqan të Lipjanit ka ndhdohur një vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Infokus zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.  Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka theksuar Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo tutje ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriqimin e plotë të rastit.

Dy personat e dyshuar tashmë janë arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera