Lajme

Vrasje në tentativë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 03 August 2022

Një person është arrestuar të hënën në Ferizaj pasi që kishte kanosur një person tjetër duke ia drejtuar armën, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktima kishte arritur t’ia largonte armën nga duart të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të armës së zjarrit.

-Advertisement-

Ndërkaq, në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit është konfiskuar një pistoletë.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera