Lajme

Vrasja në Vushtrri: Shkon në pesë numri i të arrestuarve

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 30 October 2023

Policia ka arritur që t’i arrestojë edhe tre persona të tjerë si të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi të dielen në Vushtrri.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

Një i vrarë e dy të plagosur është bilanci i ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Vushtrri.

Fillimisht autoritetet i prangosën dy persona, J.S 24 vjeçar edhe E.B 24 vjeçar, si të dyshuar lidhur me rastin.

“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast:, njofton policia.

Trupi i pajetë i viktimës F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera