Lajme

Vrasja në Prizren, detaje për atë çka dihet deri më tani

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 16 December 2020

Një ngjarje e rëndë mbrëmë ka tronditur Prizrenin. Babë e bijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, derisa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten. 52-vjeçari, pjestar i Policisë së Kosovës aktin dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.

Kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës. S.M nga Prizreni, 52-vjeçar dyshohet se pikërisht me armën zyrtare e ka vrarë vajzën e tij, 21-vjeçare, e pastaj edhe veten.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 16 minuta.

-Advertisement-

Policia thotë se në vend të ngjarjes kanë qenë edhe familjarët, saktësisht djali i burrit që dyshohet se kreu krimin.

Pasi u dëgjuan të shtënat rasin e kanë konfirmuar në polici fqinjët që fillimisht dyshuan se janë krisma të fishekzjarreve.

“Vëllau i viktimës dhe djali pra, ka qenë në vend të ngjarjes dëshmitarët përreth fqinjët e kanë lajmëruar rastin, jemi duke punuar që të zbardhet ky rast. Ata kanë qenë në shtëpi dhe mund të intervistohen si dëshmitare”, ka thënë nga vendi i ngjarjes, Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë së Kosovës në Prizren.

“Familjarët dhe fqinjët kanë lajmëruar fillimisht për krisma, kanë dyshuar fillimisht nga fishekzjarrët. Ne jemi në hetimet fillestare”, ka thënë tutje ai.

Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje.

Ngjarja megjithatë ka ndodhur pak minuta para se polici do të duhej të nisej për në vendin e tij të punës, aty ku po punonte tash e një kohë si doganier.

Detaje për këtë rast kanë dhënë dje edhe nga Prokuroria e Prizrenit. Kryeprokurori Admir Shala ka thënë për Express se janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shala.

Në Policinë e Kosovës ndërkaq thonë se babë e bijë u konfirmuan të vdekur në vend të ngjarjes nga mjekët kompetentë.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

Në vendin e ngjarjes menjëherë pas rastit kanë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera