Lajme

Vrasja në oborr të QKUK-së, deputetët kërkojnë dorëheqjen e Drejtoreshës se ShSKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 01 December 2022

Një vrasje që ndodhi mbrëmë para objektit të Gjinekologjisë në QKUK ka tronditur vendin. Kjo ka nxitur reagime të shumta edhe në Komisionin për Shendetësi që është mbajtur sot ku është kërkuar dorëheqje lidhur më rastin.

Armend Zemaj i LDK-së dhe Bekim Haxhiu i PDK-së i janë drejtuar u.d. të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe u.d. të drejtoreshës së ShSKUKsë, Pranvera Zejnullahu me kërkesën për dorëheqje morale.

Kështu ka konifrmuar Armend Zemaj ai tha se Komisioni po vazhdon të mbahet.

-Advertisement-

“Me vjen keq që dy zonjat janë ushtruese të detyrës. Rastin i mbrëmshëm kur është privuar nga jeta një nënë jo në oborrin e spitalit, por në derë të spitalit. Ky rast është thirrje për dorëheqje morale. Njëra pozitë do të duhej të dorëheqje”, tha ai për Insajderin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera