Lajme

Vrasja në Malishevë/ Policia jep detaje për nipin që dyshohet se vrau axhën

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 29 April 2023

Dje ka ndodhur një vrasje e rëndë në fshatin Kijevë të Malishevës, ku po dyshohet se nipi ka vrarë axhën për pronë, shkruan Gazeta inFokus.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht përsoni i dyshuari është arrestuar, dhe i është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera