Vrasja në Klinë, ndalohen për 48 orë pesë të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 29 April 2022
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se sot do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku ka mbetur i vdekur një i ri dhe janë plagosur dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.
Sipas raportimeve të mediave, i vrari dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete. Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik.
Këto detaje s’janë konfirmuar nga autoritetet.
Për rastin deri tash janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, thanë në përgjigjen e Policisëë së Rajonit të Pejës.

Të tjera
-
Gjuajtje me ạrmë zjarri në Klinë, tre të lënduar- policia jep detaje
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përplasje me disa të tjerë...
-
Mineralet e rralla të Ukrainës, Uashingtoni dhe Kievi pranë marrëveshjes
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëves...
-
“Kryeministër hajvan”, Policia del në vendin ku u shkrua grafiti kundër Kurtit
Në murin e QKUK-së është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajv...
-
Objekti i Komisionit Evropian vishet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se objekti i ...
-
Fitorja e Merz në zgjedhje, Dreshaj e quan sinjal të fortë për Evropën dhe Ballkanin
Ish-deputeti i Kosovës njëkohësisht edhe njëriu i afërt me politiken gjermane...
-
Zgjdhjet në Gjermani, Abdixhiku: Fitorja Friedrich Merz dhe e CDU-së, një dritare e re për Republikën tonë
Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun, ku sipas rezula...
-
Merz thotë se Trump nuk brengoset për Evropën: Prioritet imi pavarësimi nga SHBA në fushën e mbrojtjes
Friedrich Merz i thotë panelit të debatit televiziv pas zgjedhjeve në Gjerman...
-
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugë...
-
Ndërron jetë drejtori i Institutit të Politikave Sociale në MPMS dhe veterani i UÇK-së, Gafurr Podvorica
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë Gafurr Podvo...
-
“Një qeveri pa të Gjelbërit do të ishte një qeveri më e mirë” – kreu i CSU
Guvernatori i shtetit të Bavarisë, Markus Söder, i cili është gjithashtu lide...
-
Parashikimi i motit për të hënën, këto janë temperaturat
Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ...
-
“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën fitorja e CDU/CSU në Gjermani, thotë Hoxhaj
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar për zgjedhje në Gj...