Lajme

Vrasja në Dragodan: Nga QKUK japin detaje për të plagosurit

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 18 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Dragodan, ku ka mbetur i vdekur një person. Ndërsa, dy persona të tjerë janë lënduar, me mjet të mprehtë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një hotel.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla për gazetën Nacionale dha detaje për gjendjen e dy të lënduarve, ku për njërin tha se nuk e ka gjendjen e mirë.

-Advertisement-

“Dy të lënduar i kemi. Njëri është në gjendje jo stabile ndërsa tjetri më stabil. Pas ekzaminimeve sigurisht, do të shkojnë në kirurgji torakale sipas të gjitha gjasave”.

Ndërkaq, vrasjen për Infokus e ka konfirmuar zëdhnësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera