Vrasja në AKI: Apeli vërteton 25 vjet burgim, familja padi milionëshe për shtetin
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 01 June 2023
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin prej 25 vjet burgim për Valon Ibërdemajn, i cili është gjetur fajtor për vrasjen e Isa Sejdiut në objektin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.
Ish-punonjësi i AKI-së është vlerësuar se me dashje e ka vrarë kolegun e tij dhe motivi është vlerësuar të jetë xhelozia. Familja ka paralajmëruar padi për shtetin në konest civil, padi e cila sipas tyre do të kap vlerë milionëshe.
25 vite burgim. Këtë dënim të shkallës së parë të drejtësisë, Valon Ibërdemajt, ia vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.
Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Isa Sejdiut në vitin 2018, brenda objektit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Të dy ishin punonjës të AKI-së.
Televizioni Dukagjini ka mësuar se në aktgjykimin e Apelit, theksohet se në këtë rast ka ekzistuar elementi i dashjes, e arsyeja ishte një shaka e Sejdiut se do të bëhej zëvendës drejtor i përgjithshëm në AKI, gjatë një bisede me dëshmitarin R.I.
“E ka përdorë me qëllim që ta privoj nga jeta Isa Sejdiun, me të vetmen arsye se një ditë më parë shefi i kuzhinës, Isa Sejdiu, në shaka e sipër në restorantin e AKI-së, ku është fol rreth pozitës së zëvendës drejtorit të përgjithshëm, me ç’rast Isa duke bërë hajgare edhe me disa të tjerë ka thënë: Keni me ni emrin tem, po bohna i madh, po bohna zëvendësdrejtor, e që i pranishën kishte qenë edhe tani i akuzuari”, – Aktgjykimi i Apelit.
Këtë bisedë mes Sejdiut dhe R.I, e kishte dëgjuar Valon Ibërdemaj, e këtë e ka konfirmuar R.I gjatë dëshmisë së tij, i cili kishte treguar se të dënuarin e kishte pasur edhe punëtor për një kohë dhe se ka qenë i njohur për mostolerancë.
Në dënimin e Ibërdemajt, si rrethanë rënduese është marrë edhe rrezikshmëria konkrete për jetën e të dëmtuarit B.B, i cili kishte qenë afër Isa Sejdiut kur kishte ndodhur vrasja.
Ibërdemajt i është bërë edhe ekzaminimi psikiatrik, që kisht ekonstatuar se i pandehuri ka zvogëlim të aftësisë intelektuale e cila nuk është esenciale.
“Nga rrethana faktike të rastit rezulton se në drejtim të të ndjerit Isa Sejdiu ka vepruar me dashje direkte, sepse ishte i vetëdijshëm për veprën e vet dhe e ka dëshiruar kryerjen e saj. Në fakt, i akuzuari në ditën kritike e kishte me vete armën-revolen, e cila nuk ishte zyrtare, përkundër rregullave të institucionit, shkon në bufenë e AKI duke e ditur se aty punon i ndjeri, e sheh të ndjerin Isa dhe duke ecur shtënë dy herë në drejtim të tij”, – Aktgjykimi i Apelit.
Përveç këtij dënimi, Ibërdemaj, por edhe shteti i Kosovës, do të ballafaqohen me familjen e të vrarit edhe në kontest civil.
Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i familjes, Skënder Musa, që tregon se do të kërkojnë kompensim milionësh.
“Tash për tash kemi ardhur në përfundim që përgjegjësinë më të madhe për shkaktimin e dëmit për palën e dëmtuar, për shkak të mungesës së jetës së anëtarit të familjes së tyre është Qeveria e Kosovës. Pa asnjë dyshim se padia do të jetë mbi milionëshe, për shkak se humbja ka qenë e madhe dhe mënyra dhe rrethanat e vrasjes kanë qenë jashtëzakonisht të rënda”, ka deklaruar Musa.
Valon Ibërdemaj është dënuar edhe për veprën penale të rrëmbimit dhe armëmbajtjes pa leje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...