Lajme

Vrasja e tri grave në Tiranë, Begaj: Ky mentalitet duhet të ndryshojë rrënjësisht

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 01 March 2023

Presidenti i  Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave në Tiranë.

Begaj e dënoi ashpër rastin dhe kërkoi që të veprohet në bazë të ligjit.

Ai tha se ky mentalitet duhet të ndryshojë tërësisht.

-Advertisement-

“Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, tha Begaj.

Ramazan Hutra, i dyshuari për aktin makabër u arrestua nga ana e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera