“Vrasja” e Tom Doshit: Pse kërkohen dëshmitarë Rama, Tahiri e Berisha
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 04 May 2017
Prokuroria e Përgjithshme kërkon pyetjen si dëshmitarë në Gjykatën e Lartë të Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ishkryeministrit Sali Berisha dhe ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, shkruan “Panorama”.
Ata janë pjesë e listës me 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ishdeputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Sipas Prokurorisë, në vitin 2014 ata kanë “fabrikuar” prova të rreme për një skenar eliminimi të deputetit Doshi. Gjykata e Lartë çeli dje shqyrtimin gjyqësor ndaj tyre. Në seancën ku tre të pandehurit nuk ishin prezentë dhe përfaqësoheshin me avokatë, Kolegji Penal u njoh me kërkesën për gjykim, si edhe listën e provave të kërkuara nga ana e prokurorit dhe të avokatëve mbrojtës.
Të 53 dëshmitarët e prokurorisë u kërkua të pyeten si të tillë edhe nga mbrojtësi i deputetit Doshi. Njëkohësisht, avokati kërkoi si dëshmitar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Pasi u njoh me parashtrimet hyrëse të palëve, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e shtyu seancën për më 17 maj, ku do të shprehet në lidhje me pranimin apo jo të kërkesave.
DESHMITARET
Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Prokuroria spikasnin krerët e politikës aktuale shqiptare, ndërkohë që në të gjenden dhe deputetë, si Spartak Braho, Petrit Vasili e Monika Kryemadhi, ishdrejtues të Policisë dhe biznesmenë të ndryshëm. Prokurori Adnand Xholi i tha Kolegjit Penal se përmes pyetjes së këtyre dëshmitarëve, dhe provave të tjera në proces, do të vërtetohen njohjet mes dëshmitarëve me të pandehurit, veprimet kriminale të kryera nga të pandehurit, momentet kur dhe si janë vënë në dijeni në lidhje me “pretendimet” e të pandehurit Tom Doshi rreth kësaj ngjarjeje, apo se çfarë kanë diskutuar në takimet mes tyre.
“Me këto deklarime do të vërtetojmë para gjykatës se nuk ka ekzistuar ndonjë plan për eliminimin fizik të të pandehurit Tom Doshi. Ndërkohë do vërtetohet bashkëpunimi mes tre të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, në krijimin e provave të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kryetarit të Kuvendit, deklaruesit Ilir Meta, si edhe personave të tjerë”, tha prokurori Xholi. Lista e gjatë e dëshmitarëve të kërkuar u shoqërua me replika mes prokurorit dhe një prej anëtarëve të Kolegjit Penal. Gjyqtari pyeti prokurorin nëse të gjithë dëshmitarët janë të nevojshëm, me pretendimin se duhet të mendonin edhe për ekonominë gjyqë sore. “Derisa i kam kërkuar, për ne janë të gjithë të nevojshëm”, u përgjigj prokurori Xholi.
MBROJTJA
Avokati Vladimir Meçi tha në seancë se akuza e ngritur ndaj deputetit Tom Doshi nuk qëndron dhe se ai është i pafajshëm. “Tom Doshi ka pasur bindje se situata ndaj tij ishte reale dhe për këtë ai ka marrë masa për të mbrojtur veten”, tha mbrojtësi. Përveç pyetjes si dëshmitar të kryeprokurorit Llalla, avokati kërkoi edhe ballafaqimin në sallën e gjyqit mes Doshit dhe ishministrit Tahiri, si dhe ballafaqim mes Doshit dhe ishdrejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe ishkreut të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa. Sipas avokatit, ka pasur qëndrime të kundërta nga ana e ishzyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë. Në emër të të pandehurit Mark Frroku, avokati Tonin Prendi konfirmoi para Kolegjit Penal qëndrimin mohues në lidhje me akuzën. “Mark Frroku ka mohuar që t’i ketë thënë Tom Doshit dijeninë për ekzistencën e një plani eliminimi fizik ndaj tij. Ndërsa avokati Ilir Murati, mbrojtës i të pandehurit Durim Bami, i tha Kolegjit Penal se në seancat në vijim i mbrojturi prej tij do të paraqitet vetë për të shprehur qëndrimin ndaj akuzës së ngritur.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...