Vrasja e shtatzënës në QKUK, MD i dërgoi raportet te kryeprokurori i shtetit, policët ende nën hetime
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 09 February 2023
Hamide Magashi 35-vjeçare u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj një ditë para se ta sillte në jetë, para objektit të Gjinekologjisë në QKUK, me 30 nëntor 2022. I dyshuari, ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, pas rreth 44 orësh në arrati kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Shtime duke refuzuar dorëzimin në polici. Për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë u la fajtor shteti, pasi e ndjera kishte edhe urdhër-mbrojtës sepse ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme nga ish-burri. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, para familjes së të ndjerës është zotuar se “nuk do të do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit”.
Ministrja Haxhiu ka deklaruar se secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave për rastin e Hamide Magashit do të ndëshkohet.
Por edhe pas më shumë se dy muajsh nga vrasja e saj, ende nuk është njoftuar për ndëshkimin e asnjë personi përgjegjës në rastin e shtatzënës së vrarë. Kemi vetëm një vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e katër zyrtarëve policorë (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues), për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare e falsifikim të dokumentit që ka të bëjë me zbatimin e urdhrit-mbrojtës për Hamide Magashin.
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se zyrtarët në fjalë ndodhen akoma nën masën e suspendimit dhe kjo masë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore.
Lidhur me rastin, IPK thotë se janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se zyrtarët policorë janë akoma të suspenduar. Rekomandimi për suspendim për këta zyrtarë është dhënë në interes të hetimit dhe si i tillë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar për Gazetën Express se ministrja Haxhiu i ka dorëzuar te Kryeprokurori i Shtetit raportet që po i priste nga Inspektorati Shëndetësor e nga Qendra për Punë Sociale për rastin e vrasjes së 35-vjeçares.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se i kemi pranuar raportet dhe të njëjtat Ministrja Haxhiu i ka dërguar tek Kryeprokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë dhënë Gazetës Express.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka konfirmuar për Gazetën Express pranimin e raporteve në fjalë dhe të njëjtat tha se i ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
“Për çështjen për të cilën keni pyetur Ju informoj se shkresat e pranuara nga Ministria e Drejtësisë, pas shqyrtimit të tyre nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, janë dërguar tek autoriteti kompetent, respektivisht në Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhënë Gazetës Express.
Gazeta Express është në pritje të përgjigjes nga Prokuroria Themelore e Ferizajt lidhur me pranimin e këtyre raporteve dhe nëse është ndërmarrë ndonjë masë deri më tani.
Motrat e të ndjerës Hamide Magashi në kohën sa i dyshuari Sokol Halili qëndronte në arrati deklaruan për Gazetën Express se ndjehen të frikësuara të qëndrojnë në shtëpinë e tyre sepse i dyshuari i kishte kërcënuar me bombë.
Burbuqe Magashi, motra e të ndjerës, rrefente se ish-burri e kishte maltretuar vazhdimisht motrën esaj, e kishte ndalur Hamiden nga puna ku punoi rreth 15 vite duke e izoluar aq shumë saqë e ndjera kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...