Lajme

Vrasja e rëndë në Prishtinë/ Policia me njoftim në raportin 24 orësh

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 01 December 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe në raportin 24 orësh për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku një grua shtatzënë dyshohet se u vra nga burri i saj.

Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Derisa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Ndërkaq i dyshuari për vrasjen e 35-vjecarës ende gjendet në arrati.

“Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera