Lajme

Vrāsja e Marigona Osmanit, shtyhet për në ora 13:00 seanca e rigjykimit

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 24 May 2024

Ishte paraparë të niste nga ora 10:00, por seanca e rigjykimit në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit është shtyrë për në ora 13:00.

Seanca do të mbahej më 16 maj, por me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve, Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu është shtyrë seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Andaj, trupi gjykues ka planifikuar që më datë 24 maj 2024, të mbajë seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve të lartcekur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera