Lajme

Vràsja e dy të rinjve në Velipojë/ Sigurohen pamjet e kamerave të sigurisë, ja si ndodhi ngjarja

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 20 August 2024

Kjo video e kamerave të sigurisë në biznesin e familjes Frrokaj e 30 qershorit të këtij viti, tregon se si nisi përplasja mes Ersild Ishmit dhe dy vëllezërve Frrokaj.

Në pamje duken qartë që janë disa persona të cilët debatojnë dhe më pas nis edhe përleshja fizike.

Në një moment, është nxjerrë edhe një armë pistolete, të cilët policia e Shkodrës, e ka sekuestruar pasi ka ndërhyrë. Në video, dallohen pjesëtarët e familjes Frrokaj dhe viktima Ersild Ishmi

-Advertisement-

Si ndodhi vrasja, detajet e plota:

Velipoja u trondit një natë më parë, pasi dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, punëtor në një nga hotelet e zones.

Ndërkohë dy autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë. Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda.

Plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, i cili shërben si kamarier në një tjetër hotel. Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, kanë ndërruar jetë.

Policia e Shkodrës vuri sot në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Mario Palin dhe Zyber Zagradi.

Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.
Policia ka ngritur pika kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku.

Xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy personat në Velipojë, në një deklaratë për media tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria që ka liruar një nga viktimat, pas konfliktit të ndodhur pak kohë më parë.

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Para dy javësh, kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria që e kemi parë në TV e ka marrë shteti dhe e ka dërguar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur se për kë nuk e dimë, rrezik për ne ose për ata. Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar, nuk ka bërë mirë as shtetit, as familjes së tij dhe as neve.

A do të dorëzohen dy vëllezërit?

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Nuk e di se kur ndodhen, nuk kemi komunikim me ta. Këtij shteti është vështirë me iu dorëzuar kujt, se janë duke e bërë “rrush e kumbulla” këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe duke favorizuar kriminelët. Kërkojmë drejtësi, Prokurorët e kanë lëshuar ditën e tretë, nuk merret vesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera