Vrạsja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit me burg

Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 16 January 2025
Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 janar të këtij viti ka filluar vuajtjen e dënimit pas refuzimit të ankesës nga Gjykata e Apelit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit.
Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati.
“Lidhur me kërkesën si më poshtë, ju njoftojë se i dënuari Sh.G, ka filluar vuajtjen e dënimit me datë 14 janar 2025, sipas urdhëresës për ekzekutimin e sanksionit penal të kësaj gjykate me shenjën ED.I.nr.236/24”, ka thënë Kastrati.
Ndryshe, ndaj Gogajt, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 3 tetorit 2024 ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim. Kurse, më 24 tetor, Supremja e kishte liruar nga masa e paraburgimit.
Shaban Gogaj, pas pranimit të urdhëresës për mbajtjen e dënimit, me datë 21 nëntor 2024, ka parashtruar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, me Aktvendimin e datës 25 nëntor 2024, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e të autorizuarit të dënuarit, avokatit Besnik Berisha, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për të dënuarin Gogaj, si e pabazuar dhe është obliguar i dënuari të lajmërohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për fillimin e mbajtes së dënimit, pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi.
Ndërsa, i dënuari me datë 09 dhjetor 2024, kishte parashtruar ankesë pa i precizuar pretendimet ankimore, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën e të dënuarit si të bazuar dhe të dënuarit t’i mundësohet shtyerja e dënimit për tre muajt e ardhshëm.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të shkresave në lëndë dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore kishte vlerësuar se ankesa e të dënuarit është e pabazuar.
Ndryshe, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 3 tetorit 2024 ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.
Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Kurse, Isuf Cacajn me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e kishte kthyer lëndën në rigjykim.
Ndërsa, më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi sërish me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Isuf Cacaj u dënua me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Të tjera
-
Befason Përparim Rama: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë një kërkesë ndaj kryeministri...
-
Alarm për bom*bë në Durrës
Policia e Shqipërisë është njoftuar nga kalimtarë të rastit për eksploziv në...
-
Policia në ndjekje të sul*muesit të gjinekologut në Prishtinë – i dyshuari mund të jetë ende i përgjakur
Policia është vënë në kërkim intensiv të personit që sulmoi sonte gjinekologu...
-
Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka men...
-
Sorensen në Gjermani, takime me njerëzit e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zh...
-
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin “Yale” në SHBA
Edona dhe Anisa Murseli, dy motrat nga Gjilani kanë diplomuar në njërin nga i...
-
Kurti: Limaj këmbënguli te kryeparlamentari, për këtë s’bëmë marrëveshje
Kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, ka bërë të ditur se arsyeja kryesore p...
-
“Ishte i tëri me gja*k, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulm*ohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë
Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gji...
-
Mesatarisht 79 në ditë, shtohet dukshëm numri i sul*meve me thi*kë në Gjermani
Gazeta gjermane Bild bën të ditur se vitin e kaluar u regjistruan mesatarisht...
-
Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet me nderime të larta në Bern
Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me fte...
-
Kurti “shumë i interesuar” për koalicion me Komandant Çelikun: I japim Ministri, Kryeparlamentari s’u takonte me tre deputetë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar sonte se ka pasu...
-
Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”: Me LDK’në bëhemi 77 deputetë, nëse na bashkohet NISMA 80…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicio...