Lajme

Vrasja e 19 vjeçares në Tuz, reagon Emine Çunmulaj

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 October 2021

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, është një nga personat që ka reaguar ashpër për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare në Tuz të Malit të Zi.

Bie në sy në reagimin e modeless ë njohur me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi, pra nga e njëjta zonë ku ka ndodhur ngjarja, fakti I panjohur që vajza e ka denoncuar vrasësin dhe gjykata nuk ka marrë masa për ta parandaluar vrasjen:

“Pse viktima e denoncoi në polici disa ditë përapara se t’I merrte jetën dhe gjykatësi nuk bëri asgjë?”

-Advertisement-


Shejla Bakija, 19-vjeç, nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e babait të viktimës. Plumbat i kanë marrë jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa babai ka mbetur i plagosur. Autori Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12:00, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga partneri i saj, me breshëri armësh në Tuz.

“Çohu malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, është një nga thirrjet për protestë.

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në banesën e familjes së Sheila Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i ka dalë përpara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera