Lajme

Vrasja e 17-vjeçarit në Viti, ndalohet për 24 orë i mituri që dyshohet se e theri për vdekje

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 21 July 2023

Një 17 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmë nga një bashkëmoshatar në Viti.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Vitisë, e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

-Advertisement-

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar dhe ndaluar për 24 orë një person poashtu i mitur.

“ I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë. Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.”, njofton policia.

Theret për vdekje një 17-vjeçar nga një bashkëmoshatar në Viti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera