Vrasja e 11-vjeçarit, familjarët e shohin të padrejtë edhe një proces gjyqësor
Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 04 December 2022
Ndaj Sefedin Osmanit i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, tashmë ka nisur edhe një proces i ri gjyqësor, nën akuzat për keqtrajtim të Kujtim Veselit, sa ishte gjallë.
Por, të padrejtë po e konsiderojnë familja e Kujtimit, pasi që sic thotë avokatja e tyre, Rina Kika kjo është një dhimbje e madhe për ta dhe se proceset nuk do të duhej të ndaheshin.
Rina Kika, avokate e familjes së Kujtim Veselit ka thënë se “Kjo është me të vërtete për keqardhje, mënyra se si sistemi gjyqësor edhe prokurorial nuk kanë kurrfarë ndjeshmërie ndaj viktimës, tek rasti I Kujtimit këtë mund të e shohësh një me një, unë e kam bërë një kërkesë tek prokuroria ku kam kërkuar që të dyja lëndët të bashkohen, dmth akuza e janarit 2019 dhe akuza për vrasje dhe dhunim, me u trajtu me të njëjtën proces gjyqësor, sepse kemi të bëjmë me të njëjtën viktimë me të njëjtin të akuzum, dhe nuk ka kurrfarë logjike me u bë dy procese të ndara, prokuroria nuk e ka përfill aspak kërkesën që unë e kam parashtruar, edhe muj me ju thënë se ka qenë mjaft e vështirë për nënë e Kujtimit”.
11-vjeçari Kujtim Veseli, gjashtë muaj para se të vritej ishte dhunuar seksualisht nga njeriu që e privoi nga jeta. Rasti i dhunimit ishte denoncuar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse.
Për këtë edhe Kika tregon se kanë dorëzuar padi në Gjykatë, për Inspektoratin policor të Kosovës e Prokurorinë e Prishtinës, për shkak se i kanë vlerësuar të pabazuara kërkesat e tyre, për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët që e kanë neglizhuar rastin e Kujtimit.
Rina Kika ka shtuar se “Ne nuk do të zbapsemi, paditë I kemi dorëzuar brenda afatit ligjor, dhe presim nga Gjykatat për të na ftuar që të paraqesim shkresat tona, krahas kësaj kemi parashtruar edhe një padi për shkelje të të drejtave të njeritu”.
Mosllogaridhënien e personave përgjegjës, që kanë neglizhuar rastin e 11 vjecarit, po e shohin shqetësuese dhe të paarsyeshme në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD) ka thënë se “Përveç dështimeve të institucioneve, në trajtimin e rasteve n fazën fillestare pra kur ato po raportohen, ne kemi parë që gjatë monitorimit kemi hasur në shumë raste kur dënimet e shqiptuara nga gjykatat nuk janë në përputhje me politiken ndëshkimore, dhe si pasojë e riviktimizimit të viktimave po ashtu nuk po arrihet qëllimi I dënimit, rrjedhimisht institucionet po dështojnë në preventmin e rasteve”.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, për këtë çështje, kanë kërkuar që pyetjet të drejtohen në KPK, si autoritetin kompetent për procedura disiplinore ndaj prokurorëve, por që kjo e fundit, nuk ka kthyer përgjigje tash e disa javë për këtë temë.
E nga Inspektorati i policisë së Kosovës, kanë thënë se nuk kanë gjetur elemente të veprës penale ndaj zyrtarëve policor.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve lidhur me rastin në fjalë sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka kërkuar informacion nga Policia e Kosovës rreth trajtimit të këtij rasti. Pas zhvillimit të hetimit preliminar, lidhur me të gjeturat IPK është konsultuar me prokurorinë kompetente dhe pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale rasti është proceduar në Policinë e Kosovës më saktësisht në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës, për hetime të mëtutjeshme administrative – disiplinore”, ka thënë Inspektorati Policor i Kosovës.
11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovës, rast që kishte nxitur reagime të ashpra të komunitetit, lidhur me trajtimin e rastit të tij nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...