Lajme

Vranësira e diell sot, moti mbetet i butë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 09 January 2025

Me intervale me diell dhe vransira karakterizohet moti ditën e enjtë në vend. Pjesëve perëndimore vransirat mbeten më gjatë. Duke shkuar nga mbrëmja paraqiten kushte për riga lokale shiu.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 4-8m/s, e nga Dukagjini me hove mbi 15m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 6C, e maksimalet shkojnë deri në 11C e 14C, njofton Prishtina Weather.

Të premten vransirat shtohen. Më vonë pasdite fillojnë reshje shiu, që shndërrohen në borë me rënie të temperaturave nga 10C pranë 0C. Reshjet e dëborës vazhdojnë mëngjesin e së shtunës, e herë herë mund të paraqiten dhe ditën e diele

-Advertisement-

Temperaturat pësojnë një rënie të theksuar deri në -1C ditën e diel. Intervale me diell parashihen ditën e hënë, por temperaturat mbesin nën 0C. Nga e premta era ndryshon drejtimin në verilindore e veriore. Frynë me hove mbi 15m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera