Lajme

Voton kryetari i Partisë Demokratike, Alibeaj: Ky është momenti për të bërë ndarjen nga e shkuara

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 14 May 2023

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës së mesme Ekonomike në Njësinë nr.2 në Tiranë.

“Sot askush nuk mund të rrijë e të sodisë, ka një mijë arsye që njerëzit të ngrihen, ku numri një është për të ndryshuar atë çfarë Shqipëria do të duhet të jetë nesër.

Sot është dita që Shqiptarët që duhet të vijnë, sepse ky është momenti kjo është dita për të bërë një ndarje të madhe nga e shkuara, ndaj ftoj këto, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, korrupsionit, joshjes që sot të ushtrojë të drejtën e votën siç zemra dhe interesi ua do. Besoj që zgjedhja është e lehtë për këdo sot”, tha Alibeaj. /TCH

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera