Lajme

Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 02 June 2024

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtën për votë.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se sot është dita kur të gjithë duhet angazhuar që të dilet masivisht e të shfrytëzohet e drejta e votës.

“Bashkë me Kotin e Lisin. Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës”.

-Advertisement-

“Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni! Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera