Lajme

Votohet për imunitetin e Berishës, opozita protestë para Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë sot?

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 21 December 2023

Ashtu siç edhe u paralajmërua ditën e hënë, mbahet sot protesta e opozitës para Kuvendit, ndërsa 30 minuta më vonë pritet të nisë dhe seanca plenare.

Teksa jashtë selisë së Parlamentit opozitarët do të protestojnë kundër qeverisë Rama, në seancë pritet të vendoset mbi fatin nëse do t’i hapet rrugë arrestimit të Berishës, pasi do të vendoset nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti.

Protesta është njoftuar se do të nisë në orën 09:30.

-Advertisement-

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit.

Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës.

Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera