Lajme

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në 4 komunat veriore vlerësohet i panevojshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 10 March 2024

Më 21 prill qytetarët e katër komunave veriore kanë mundësi të votojnë për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë nëpërmes referendumit.

Verifikimi i nënshkrimeve të dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, po vlerësohet si hap pozitiv.

Megjithatë, sipas Artan Muhaxhirit, e gjithë kjo situatë ka qenë e panevojshme. Sipas tij, kryetarët është dashur të japin dorëheqje.

-Advertisement-

Se shkuarja direkt në zgjedhje të reja do të ishte rrugë më e drejtë e thotë edhe shoqëria civile në Mitrovicë të Veriut.

Sidoqoftë, bazuar në udhëzimin administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave, të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pastaj rezultati i dërgohet presidentes, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera