Lajme

Vota për Enver Hoxhajn, punësim pa kritere në MPJ (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 02 August 2017

Fushata e zgjedhjeve të fundit në Kosovë u përcoll me shumë intensitet.

Shumica e kandidatëve shpenzuan shuma të mëdha parash për të siguruar numër sa më të madh të votave.

Disa prej kandidatëve të cilët ishin në kandidaturë për deputet ndezën secilin mekanizëm për të siguruar sa më shumë vota. Kishte edhe nga ata që premtuan punësim për qytetarët për të siguruar sa më shumë vota, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

Premtimi për punësim në pozita të larta për disa nga qytetarët që sigurojnë sa më shumë vota, ishte i njohur edhe më herët. Një gjë e tillë është praktikuar shpesh edhe nëpër fushata të mëparshme.

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, njëherësh ministri aktual në detyrë Enver Hoxhaj, u mundua që t’i arrij votat për deputet duke premtuar punësim për qytetaret që sigurojnë vota për të.

Sherife Shala ishte njëra nga ato që iu premtua një punë në një pozitë të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila drejtohet nga ministri Enver Hoxhaj, për të cilin ajo nuk kishte kursyer asnjë mundësi të sajën për të shtrirë sa më shumë fushatën për Hoxhajn.

Shala kishte shfrytëzuar secilën skutë për të përmendur numrin pesë, numër të cilin e mbante Enver Hoxhaj në listën e kandidaturës nga PDK-ja. Ajo madje kishte shfrytëzuar të gjitha hapësirat komentuese nëpër statuset e Facebook për të sugjeruar qytetarëve të tjerë për të votuar Enver Hoxhajn.

Si rrjedhoje Shala si duket kishte sukses në atë që synoi, pasi që pas fushatës ajo arriti të siguroj vendin të cilin i ishte premtuar në Ministrin e Punëve të Jashtme.

Në javën që shkoj, saktësisht me datën 26.07.2017, Sherife Shala zyrtarisht u punësua në pozitën e zyrtares së lartë për legalizim dhe certifikim në departamentin për çështje konsulloren në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sherife Shala njihet për marrëdhënie shumë të mira dhe të gjata me partinë që i siguroj vendin e punës, pasi që ajo ishte kandidate në zgjedhjet lokale të PDK-së në Drenas.

Të gjitha këtë mund që Sherife Shalës i siguroj vendin e punës, e kemi sjellë të dëshmuar si vërtetësi për ato që u thanë.

PDK-ja edhe me parë është e njohur për premtime pune që i siguruan fitore, ndonëse ajo vazhdon të akuzon partitë të tjera për gjëra që ajo bënë./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera