Lajme

Von der Leyen të hënën në Prishtinë, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 29 October 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë”.

-Advertisement-

“Ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera