Lajme

Von der Leyen reagon pas arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi, i përmend Kurtin e Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 30 September 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave dhe për largimin e bllokadave në pjesën veriore.

“E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Serbisë e Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti”, shkroi von der Leyen në llogarinë e saj në Twitter.

“Është mirë për tërë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë”, ka shkruar më tej zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera