Lajme

Von der Leyen përmend Kosovën në Forumin e Bledit: Reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 02 September 2024

Urusula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se plani i ri i rritjes se Bashkimit Evropian që është bërë për Ballkanin Perëndimor, tashmë i ka treguar sukseset e para.

Në Forumin e Bledit të Sllovenisë, ajo ka përmendur edhe Kosovën në mesin e këtyre sukseseve në kuadër të Ballkanit për planin e rritjes.

“Një vit më parë prezantuam planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, puna ka filluar të kthejë rezultate te para dhe të kremtojmë këto arritje, që ju udhëheqësit e Ballkanit duhet të jeni shumë krenarë”.

-Advertisement-

“Tirana është me aeroportin me rritjen më të shpejt në Evropë. Kosova, reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime, dhe janë lëvduar nga FMN-ja. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit”, ka thënë Von der Leyen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera