Lajme

Von der Leyen: Le të fillojë sa më shpejt puna për rindërtimin e Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 25 October 2022

“Bota nuk duhet të humbasë kohë, por të ndihmojë ukrainasit të rindërtojnë sa më shpejt vendin e tyre”

Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke shtuar se BE synon të koordinojë masat e rindërtimit në vend përmes një sekretariati.

“Nuk kemi kohë për të humbur, përmasat e shkatërrimit janë të pabesueshme. Banka Botërore vlerëson koston e dëmit në 350 miliardë euro”, vuri në dukje presidentja e Komisionit Europian në deklaratat e saj në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Berlin.

-Advertisement-

Von der Leyen shtoi se duhet të krijohet një platformë koordinimi ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës “sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht para fundit të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm”./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera