Lajme

Von Cramon tregon nëse do t’i kërkojë falje policisë për deklaratën “Çfarë dreqin po bëni këtu”

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 29 May 2023

Euro deputetja, Viola Von Cramon të dielën në një vizitë në Zubin Potok, iu drejtua policisë së Kosovës, të cilët po qëndronin para komunës me “çfarë dreqin po bëni këtu”.

Sot në një konferencë për media ajo është pyetur nëse do të kërkoje falje ndaj policisë së Kosovës për këtë deklaratë dhe kjo ishte përgjigja e saj.

“Erdha në një situatë që ishte krejtësisht jo e duhur, shkova aty dhe pashë civilë qytetarë shtëpi përreth dhe policë të armatosur si në luftë. Për të gjithë ne ishin absolutisht të pa pranueshme dhe për të gjithë njerëzit që ishin aty kjo është e frikshme dhe sigurisht duhet të pyes “ Çfarë dreqin po bëni këtu”, siç e thashë më herët, në të njëjtën fjali i thashë e di që nuk është faji juaj e di që nuk ndjeheni rehat por megjithatë e bëra këtë pyetje”. Ka thënë Von Cramon.

-Advertisement-

Kujtojmë se kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta si nga opozita po ashtu dhe pozita në vend./Gazeta Infokus/

Von Cramon i përgjigjet deputetit të LVV-së që i tha të shkojë të hajë qepaba në Prizren

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera