Von Cramon për aplikimin e Kosovës në BE: Nuk është koha e duhur
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 06 July 2022
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për raportin e saj për Kosovën që është miratuar sot në këtë institucion.
Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se këtë mund ta quajnë si një raport shumë të fuqishëm dhe gjithpërfshirës. Sipas saj, ata i kanë përfshirë të gjitha pikat në të që kanë një rëndësi themelore. Von Cramon ka thënë se në raport e kanë përfshirë edhe aspektin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
“E kemi përfshirë edhe mbështetjen e plotë të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sidoqoftë, ne e kemi bërë të qartë dallimin mes aplikimit për në Bashkimin Evropian, për të cilin ne thamë se nuk është koha e duhur duke pasur parasysh çështjen e mosnjohjeve”, ka thënë Von Cramon.
Ajo ka thënë se këtë e ka potencuar edhe sa ishte në Kosovë për vizitë. Tutje, ka shtuar se e përkrahin punën e Miroslav Lajçak, sa i përket dialogut me Serbinë.
“Në raport theksohet nevoja e normalizimit të marrëdhënieve për Serbinë, që bazohet me njohjen reciproke. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka qenë fort progresiv dhe marrëveshjet e arritura në të kaluarën po vendosen në dyshim. Kjo tregon mungesë angazhimi serioz dhe që u kritikua nga shumë raporte individuale, por edhe të jashtme”.
Von Cramon ka deklaruar se duhet të liberalizohen vizat. Sipas saj Komisioni Evropian e ka kryer pjesën që i takon se se çështja mbetur në dorën e vendeve anëtare.
Të tjera
-
Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike
Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rr...
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi që kanë rrënjë të thella në histori
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialo...
-
Sërish kërkesë nga partia “Junts” që Spanja ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, k...
-
Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga hom...
-
“Tre muaj kam punu me Leutrimin, ia kam pa lotët” – flet Skulptori Behramaj
Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me ...
-
Kurti lavdëron AKI’në dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vlerësuar lartë punën e Agjencisë Kos...
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...
-
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve në pauzë, rifillon më 24 qershor
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së Zoran ...
-
PAMJE: Momenti kur gruaja e Milan Radoiçiq del nga stacioni i Policisë në Mitrovicën e Veriut
Pas më shumë se dy orësh intervistim, bashkëshortja e terroristit Milan Radoi...
-
Shtyhet gjykimi kundër ish-kerrëve të UÇK-së, rinis më 24 qershor
Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, K...
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit
Ish-kryeinspektori i Agjecisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani, ka k...
-
Dëshmitari Stankoviq thotë se vëllai, kushëriri dhe xhaxhai i tij ishin të mobilizuar në ushtrinë serbe
Dëshmitari Zoran Stankoviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka pohuar se vëllai ...