Von Cramon paralajmëron trazira në Ballkanin Perëndimor, Macron: Pranoni propozimin!
Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 08 July 2022
Protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut janë kthyer në shqetësim për raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon.
Eurodeputetja druhet se trazirat mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe të përdoren nga Rusia për të destabilizuar rajonin. Në një postim në Twitter, Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Europian me arsyetimin se blloku dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Kur shtetet anëtare të BE-së dështojnë të ofrojnë një shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që në Bashkimin Europian, t`i kuptojnë e t`i përshpejtojnë veprimet e tyre.”– tha Von Cramon.
Protestat e dhunshme në Shkup kanë vijuar për të pestën ditë radhazi kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Protestuesit kërkojnë nga qeveria të mos i nënshtrohet kërkesave bullgare me të cilat dyshojnë se cenohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe hapet rruga për siç thonë, bullgarizim librash dhe heronjsh kombëtar.
Presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq t`i fashisë këto shqetësime me pohimin se vijat e kuqe të Shkupit, do të respektohen. “Nuk po ju them se është një ujdi e përsosur, por ashtu si cdo marrëvshje edhe ajo bazohet në kompromiese dhe ekuilibër, e do të hapë rrugën tuaj europiane. Ajo nuk e vë në dyshim ekzistencën e gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, garantoi shefi i Elizesë, që u shpreh i bindur se në fund, vendimi i Shkupit do të jetë për avancimin në rrugën e integrimit europian.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...