Lajme

Von Cramon i reagon Borrellit: Dialogu nuk ka të bëjë me operacionet e Policisë

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 13 October 2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, pas deklaratës së tij për aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ajo ka thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja, s’ka të bëjë me operacionet e Policisë.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera