Volkswagen, rinis puna në fabrikën më të madhe të makinave në Europë
Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 28 April 2020
Volkswagen, prodhuesi më i madh në botë i shitjeve të makinave, rifilloi punën këtë të hënë në fabrikën e saj më të madhe në Gjermaninë Veriore.
Në një deklaratë, VW tha se 8,000 punonjës në qytetin e Wolfsburgut filluan ndërtimin e makinave, nën kufizime të forta të higjenës për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
1,400 makina priten të ndërtohen këtë javë. Ndërsa javën tjetër prodhimi do të përfshijë më shumë se 6 mijë automjete, rreth 40 për qind e niveleve të para krizës.
“Rifillimi hap pas hapi i prodhimit është një sinjal i rëndësishëm për fuqinë punëtore, tregtarët, furnitorët dhe ekonominë,” tha Ralf Brandstaetter, kryeshefi Operativ i markës Volkswagen Passenger Cars.
“Në drejtim të administrimit të krizës, ky është vetëm hapi i parë. Nevojitet një moment tjetër për të stimuluar kërkesën në Gjermani dhe në të gjithë Europën në mënyrë që vëllimet e prodhimit të mund të rriten me sukses.”
Kompania ka zbatuar masa shtesë higjene në fabrikë. Punonjësit pritet të kontrollojnë temperaturën e tyre në shtëpi çdo mëngjes, dhe të veshin uniformën që në shtëpi, në mënyrë për të parandaluar grumbullimin në dhomat e ndërrimit të fabrikës.
Shenjuesit në fabrikë do të ndihmojnë punëtorët të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri. Kur kjo nuk është e mundur, maska duhet të vishet për të mbrojtur hundën dhe gojën. Punonjësit do të kenë kohë shtesë për të dezinfektuar mjetet dhe sipërfaqen e punës.
Volkswagen filloi prodhimin në disa qytete gjermane në fillim të prillit dhe rifilloi prodhimin në Gjermani dhe Sllovaki në 20 Prill. Këtë javë kompania planifikon të rifillojë prodhimin në Portugali, Spanjë, Rusi, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut dhe nga 3 maj e tutje në Tenesi në Shtetet e Bashkuara./CNN

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































