Sport

Volejbollistja serbe “çartet” me turqit për Kosovën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 08 July 2017

Volejbollistja serbe, Jovana Stefanoviq është ndjerë e ofenduar kur në një dokument ku ishte e vendosur harta e shtetit të Serbisë, me të drejtë krahas kufijëve të shtetit serb ishin shënuar kufijtë e shtetit të Kosovës.

Volebollistja e kombëtares së Serbisë, e cila po merr pjesë në një turne kualifikues për Kupën e Botës në Turqi, e ka “korrigjuar” vet këtë hartë dhe e ka bashkuar edhe Kosovën me territorin e Serbisë.

Duket se volejbollistja ka qenë e irrituar me dokumentin e lëshuar nga organizuesit e turneut, Turqinë.

-Advertisement-

Stefanoviq e ka publikuar në rrjetin social Instagram manovrimin e saj me dokumentin në fjalë.

“Serbia duket kështu” thuhet në postimin e saj në Instagram./Gazeta Metro/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera