Sport

​Volejboll/ Rriten për 100% shpërblimet për kampionin dhe nënkampionin

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 30 August 2023

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës në mbledhjen e radhës ka vendosur për rritjen e shumës së shpërblimit për ekipet kampione në Superligën A të dyja gjinive.

Rritja është bërë për 100% në raport me shumat e deritashme, sipas së cilës kampioni i edicionit 2023/24 do të marrë 5000€, kurse nënkampioni 2000€.

Deri tash kampioni ka fituar 2500€, kurse nënkampioni 1000€ dhe në këtë formë FVK synon ta fillojë një trend të vazhdueshëm të rritjes nga viti në vit, për të motivuar ekipet e volejbollit dhe në shërbim të komunitetit të volejbollit.

-Advertisement-

Poashtu për herë të parë, në listë të shpërblimeve do të futen edhe kampionët e grupmoshave.

Sipas vendimit të bordit të FVK-së, kampionët e edicionit 2023/2024 U18 (m & f), do të shpërblehen nga FVK-ja në shumë prej 900€, kurse nënkampionët do të marrin 400€.

Superliga A (m & f) do të fillojë garat e edicionit 2023/24 më 30 shtator-1 tetor 2023, kurse Superliga B dhe Liga e Parë në të dyja konkurencat, nis garat më 7/8 tetor 2023.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy