Sport

Vokrri: Ky trajner do ta udhëheqë Kosovën në miqësore

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 10 October 2017

Fadil Vokrri ka folur për “SuperSport Kosova” pas ndeshjes me Islandën.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk është i kënaqur me rezultatet në këtë cikël eliminator, por thotë se duhet të shikohen edhe disa gjëra pozitive.

“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatet. Por duhet t’i shikojmë disa gjëra pozitive. Ekipi është në rritje dhe pritjet nuk ishin reale qysh nga fillimi. Nëse arrihet të luhet miqësorja në nëntor, atëherë atë do ta udhëheq asistent trajneri, Muharrem Sahiti”, ka thënë Vokrri.

-Advertisement-

Kujtojmë se Kosova rreth datës 12 dhe 13 nëntor planifikon të organizoj një miqësore në stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë, e që si kundërshtar pritet të jetë Letonia./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera