Vokrri: Kosova pa trajner të ri kundër Letonisë, këta dy trajnerë do ta drejtojnë Kombëtaren
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 02 November 2017
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri insiston se nuk do të ketë trajner të ri për ndeshjen miqësore ndaj Letonisë, e cila do të zhvillohet me 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
Kosova është pa trajner që nga nëntë tetori i këtij viti, kur Albert Bunjaki u largua në marrëveshje me FFK-në, pas më shumë se tetë viteve në krye të Kombëtares në futboll.
Kështu do të jetë edhe më 13 nëntor, ku Kosova do të luaj miqësore me Letoninë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili thotë se Kosova nuk do të ketë trajner të ri për ndeshjen ndaj Letonisë.
Ai tregoi se për këtë miqësore Kombëtaren do ta udhëheqin dy trajnerët kosovar, Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha, të cilët ishin ndihmës të Albert Bunjakit.
“Kosova nuk do të ketë trajner të ri me 13 nëntor në ndeshjen ndaj Letonisë. Kombëtaren në këtë ndeshje do ta drejtojnë dy trajnerët, Muharem Sahiti dhe Genc Hoxha”, tha Vokrri për Express.
Ai po ashtu foli edhe për trajnerin e ri, ku insiston se ende nuk kanë nisur bisedimet me askënd, sepse për momentin vetëm janë duke shikuar mundësitë.
“Ne nuk jemi ende në bisedime me asnjë trajner, pasi për momentin jemi në inspektim të tyre”, u shpreh ai në fund.
Pavarësisht se FFK ende nuk flet për emra, trajneri italian Rodolfo Vanoli e ka pranuar se ka pasur kontakt nga FFK dhe i ka thënë “po” Kosovës, por me disa kushte.
Në listën e Kosovës thuhet se janë edhe emrat e disa trajnerëve të tjerë të njohur nga Italia, Gjermania dhe Franca.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































