Fun & Video

Vogëlushja ra prej platformës te binarët, pak momente para se të afrohej treni (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 08 Maj 2018

Një dyvjeçare që ra prej platformës te binarët e një stacioni në Kinë, është shpëtuar prej punonjësi që hyri në hapësirën e ngushtë për ta ndihmuar.

Megjithëse ishte më nënën, fëmija vrapoi dhe ra poshtë afro një metër e gjysmë, ndërsa treni ishte duke u afruar, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë provuar t’i zgjasin rripat e belit, por ajo nuk dinte si t’i kapte.

-Advertisement-

“Ma jep dorën, mos u frikëso”, i ka thënë ngadalë punonjësi i stacionit, sepse ajo hezitonte t’i afrohej.

Ngjarja është bërë virale, për të ngritur vetëdijen mbi kujdesin e shtuar ndaj fëmijëve, që mund të largohen dhe të përfundojnë në situata të tilla.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy