Lajme

Vodhi naftë në vlerë mbi 500 euro, arrestohet i dyshuari nga Novobërda

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 11 May 2022

Një person është arrestuar të martën në fshatin Makresh i Epërm të Novobërdës, pasi që dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Infokus.

Ai kishte vjedhur dy bateri nga një ekskavatorë si dhe 80 litra naftë në vlerë prej 540€.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera