Lajme

Vodhën makinën për prerjen e barit në xhami, intervistohen të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 19 December 2023

Të hënën në fshatin Gjinoc të Suharekës dy persona janë intervistuar pasi dyshohet ta kenë vjedhur makinën për prerjen e barit dy ditë më herët.

“Me 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera