Lajme

Vodhen cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh, Policia arreston dy persona

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 27 October 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh në terminalin doganor në Merdar, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se si ka ndodhur vjedhja e cigareve

“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar, zyrtarë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera