Sport

“Vodafone Arena” mikpritës i Superkupës së Evropës për 2019 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 20 September 2017

Shqipëria nuk do të jetë nikoqire e Superkupës së Evropës së vitit 2019.

E gjithë kjo pasi që Federata Evropiane e Futbollit i ka dhënë këtë të drejtë shtetit turk.

Në fakt, vitin e ardhshëm ndeshja finale e kësaj kupe prestigjioze evropiane për klube, do të luhet në stadiumin e Besiktasit, “Vodafone Arena”.

-Advertisement-

Ky i fundit është ndërtuar vitin e kaluar ndërsa kampionit të Turqisë i ka kushtuar rreth 110 milionë euro.

Ai ka kapacitet prej mbi 41 mijë shikuesve gjersa është i vendosur në qytetin e Stambollit.

Theksojmë se pos Shqipërisë, kandidat ishin edhe Stadium de Toulouse, Tulluz FRA; Florian Albert stadion, Budapesht HUN; Sammy Ofer Stadium, Haifa IZR; Astana Arena, Astana, KAZ; Windsor Park, Belfast, IRL V; Gdansk Arena, Gdansk, POL; Stadion Narodowy, Varshavë, POL; Hampden Park, Gllasgou, SKO; Besiktas Arena, Stamboll TUR.

Ndryshe, këtë vit nderin për të organizuar e kishte stadiumi i Shkupit, Telekom Arena, ku u takuan Real Manchester United dhe Real Madridi, ky i fundit triumfoi me rezultat 2-1. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera