Sport

Vlora Çitaku reagon ashpër për ndeshjen Serbi – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 23 March 2018

Ndeshja mes Kosovës dhe Serbisë e vlefshme për grupmoshat U-19, nuk do të zhvillohet, shkruan infokusi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Nebojsa Stefanovic, i cili ka folur edhe për mediat në lidhje me këtë.

Sipas tij ky është vendim i Qeverisë së Serbisë.

-Advertisement-

Kjo pasi tifozët e Cervena Zvezdës me këngë fyese para ndeshjes Serbi – Kosovë në hendboll, janë mbledhur afër ambienteve ku do të zhvillohej ndeshja.

“Kam marr vendimin që turneu kualifikues për hendboll të ekipeve juniorë ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe të Kosovës të pezullohet”, ka thënë Stevanovic.

Sipas tij kjo është bërë që të mos ketë konflikt mes policëve dhe popullatës serbe. Kjo nuk duhet të ndodh sipas tij për tu zhvilluar një ndeshje, që edhe ashtu është kundër qëndrimeve serbe.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, në Twitter, duke thënë se presidenti Vuçiç dhe Thaçi në Bruksel takohen sot për të diskutuar mbi normalizimin e mardhënieve.

Ajo shkroi se “Gjatë asaj kohe qeveria serbe vendosi të ndalonte ndeshjen” dhe shtoi: “Është një lojë e dyfishtë, apo jo?”, ishte reagimi i Vlora Çitakut. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera