Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 29 May 2024
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më e mirë se në vitet e kaluara.
Ai madje ka vlerësuar se Kosova ka më shumë prezencë institucionale në veri.
“Kosova është më institucionalisht prezente edhe pse situata është brishtë. Qytetarëve u kanë ardhë të hunda bandat e Radoiçiqit. Situata është dukshëm më e mirë por duhet të jemi sy qelë dhe pas parasysh se Serbia gjithmonë synon të organizojë provokime apo akte të ndryshme siç ishte ajo në Banjskë, për ta destabilizuar situatën”, ka thënë Vllasi në Tëvë 1.
Ai ka thënë se ndikimi i grupeve kriminale dhe Listës Serbe atje është zvogëluar dukshëm.
Vllasi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që ka insistuar në shtrirjen e sovranitetit atje, por ka thënë se ka bërë disa gabime në hapa, ku për disa çështja nuk është koordinuar me parterët ndërkombëtar.
Një vit pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë, sot katër kryetarët e komunave të veriut të vendit ofrojnë shërbime nga objektet e komunës.
Serbë lokal dhe grupet serbe kishin organizuar protesta të dhunshme për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në objektet e komunës.
Më 29 maj të vitit të kaluar afër 100 ushtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime pas sulmeve të protestueseve.
Nga sulmet e grupeve ekstrem nuk kishin shpëtuar as pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të medieve.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...