Vlerësohen lartë paraqitjet e lojtarëve kuqezi më klubet e tyre evropiane
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 01 November 2021
Lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë vazhdojnë të bëjnë paraqitje të mira me klubet e tyre përkatëse në Evropë.
Ecuri pozitive disa prej këtyre lojtarëve kishin edhe në fundjavën që kemi lënë pas ku oshi, Uzuni e Dobra u vlerësuan lartë për paraqitjet e tyre.
Odise Roshi, ka qenë një nga lojtarët më të mirë në formacionin e Bolusporit, skuadër me të cilën aktivizohet në Turqi. Fieraku dhuroi një asist për Bajram me fillimin e pjesës së dytë, gol që barazoi përkohësisht ndeshjen për klubin turk ku aktivizohet Odise Roshi, i cili u vlerësua me notën 7.5 nga uebsajti i specializuar për statistika, SofaScore.
Sërish hero Myrto Uzuni në Hungari, me Ferencvaroshin. Sulmuesi kuqezi ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë, teksa që në minutën e 47-të gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar në avantazh të tijët. Ferencavaroshi fitoi me shifrat 2-0 në transfertë, falë edhe golit të beratasit dhe paraqitjes së mirë që ai po dhuron këtë sezon me hungarezët.
Një tjetër gol vjen nga Austria, aty ku Giacomo Vrioni po shpërthen me Tirolin. Mungesa disa javore për shkak të një dëmtimi fizik e ka kthyer më të fortë së kurrë sulmuesin shqiptar që në pak ditë ka arritur të kthehet në protagonistin kryesor të skuadrës dhe të shënojë tre gola me austriakët në tre ndeshjet e fundit. Vrioni kaloi fillimisht në avantazh Tirolin në minutën e 57-të në ndeshjen e zhvilluar kundër Austrisë së Vienës, por ndeshja u mbyll në barazimin 1-1. Vrioni u vlerësua me notën 7.5 sipas SofaScore.
Ndërkaq, edhe nga skuadra e Shpresave vijnë lajme të mira. Armando Dobra ka realizuar një gol mjaft të bukur për Kolçesterin në Angli. Ky ishte goli i parë për sulmuesin shqiptar, i cili pas disa lëvizjeve futet në zonën kundërshtare, për të goditur në mënyrë të shkëlqyer topin që përfundon në rrjetë. Me notën 8 e ka vlerësuar SofaScore Dobrën, lojtarin e talentuar shqiptar.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































