Vlerat shëndetësore të manave të bardha për diabetin dhe artritin
Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 01 June 2020
Mani më shumë njihet për frutin e tij meshije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje. Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti.
Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit. Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe thanat.
Përdorimet e Manit të bardhë
Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore: Ankthi, Artriti, Kapsllëku, Kolla, Tensioni i lartë, Kolesteroli i lartë, Diabeti dhe Sistemi imunitar.
Diabeti
Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.
Kolesteroli
Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.
Efektet anësore
Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta. Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut.
Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim. Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj. Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...