Sport

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Rumanisë para përballjes së sotme – Dardanët më të vlefshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 12 September 2023

Përfaqësuesja e Kosovës është më e vlefshme sesa ajo e Rumanisë thuajse sipas vlerave të lojtarëve të skuadrave të ftuara për këtë ndeshje.

Kosova është mysafire e Rumanisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Arena Nationale’ nga ora 20:45.

Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë lojtarë të njohur pjesë e formacioneve dhe ekipeve në përgjithësi.

-Advertisement-

Por, cila përfaqësuese e ka ekipin më të vlefshëm?

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Kosova vlen për disa miliona më shumë se Rumania.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga 27 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.

Në anën tjetër, ekipi i Rumanisë se Edward Iordanescu i përbërë nga 26 lojtarë ka një vlerë tregu prej 76.55 milionë eurosh.

Lojtarët më të vlefshëm të rumunëve janë Razvan Marin dhe Radu Dragusin, me vlerë tetë milionë euro. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera