Lajme

Vjosa Osmani shkon në Shqipëri për inaugurimin e presidentit të ri

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 24 July 2022

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begajt.

Presidenca ka njoftuar se Osmani shkon në Tiranë me ftesë të Presidencës shqiptare.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj”, njofton presidenca.

-Advertisement-

Para dy ditësh, Osmani e priti me nderime të larta shtetërore në Prishtinë, presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera